Me ceremoni ushtarake sot në qendrën për mbështetje të stërvitjes “Pepelishte”, ARM filloi aktivitet ushtarak dypalësh me forcat e armatosura (FA) të Republikës së Sllovenisë nën emrin “Sfida 2017”, e cila do të realizohet në disa ditët në vijim në Poligonin e Armatës (PA) “Krivollak.
Siç kumtoi ARM në këtë stërvitje, pjesëtarët e batalionit për mbrojtje kundërajrore (6MKA) nga përbërja e brigadës ajrore të ARM-së, së bashku me pjesëtarët e njësitit për MKA nga përbërja e forcave të armatosura të Republikës së Maqedonisë, do të kryejnë më shumë aktivitete me qitje trajnuese dhe qitje luftarake teknike të caqeve në hapësirën ajrore, me sistem të lehtë transmetues raketor “Igla-S”.
Aktiviteti stërvitës “Sfida 2017” është e shtata me radhë nga ky projekt dhe paraqet edhe një impuls ndaj përforcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ushtarak dypalësh të ARM-së me FA të Republikës së Sllovenisë.
Në hapjen e stërvitjes, kumtuan nga ARM, fjalime para pjesëmarrësve patën zëvendësi i komandantit të brigadës ajrore koloneli Zaim Shkrijelj, komandanti i kontigjentit të FA-së të Republikës së Sllovenisë, koloneli Vinçenc Arko dhe komandanti i 6MKA nënkoloneli Trajçe Dençevski.