Sot kryeministri i Maqedonisë dhe i Malit të Zi ,Zoran Zaev dhe Dushan Markoviq pas takimit të tyre në Shkup, te Samiti 100, janë dakorduar me qëndrimin se koha e nacionalizmi ka kaluar siç ka kaluar edhe koha për ndarje. Vendet e rajonit, konsiderojnë, duhet të fokusohen në projekte reale, në zhvillimin e ekonomisë, për bashkëpunim, si gjërat që do ti lëvizë përpara dhe do të mundësojnë jetë më të mirë për të gjithë qytetarët
Të dy kryeministrat kanë biseduar për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh edhe në fushat e arsimit, kulturës, turizmit, shkencës, ndërsa do të kërkohet edhe model për vendosjen e linjës ajrore për këmbim të rritur turistik dhe bashkëpunim të biznesit. Janë dakorduar takimet në nivel më të lartë të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
D.K
Almakos.com