Zeqirija Ibrahimi, kandidat i Lëvizjes BESA në Çair, ka deklaruar se diferenca e votave të partisë së tij me kanditatin e koalicionit BDI-LSDM ka qenë për 1500 vota. Ai ka shpjeguar se Lëvizja BESA ka shënuar rritje në Çair për 2 mijë vota.
Ibrahimi ka thënë se rrethin e dytë të zgjedhjeve ata presin që të marrin afër 4 mijë vota që në rrethin e parë kanë shkuar për dy partitë tjera shqiptare, Aleancën për Shqiptarët dhe për PDSH-në.