Gjendja ekonomike e subjekteve afariste muajin e kaluar ka qenë e volitshme në krahasim me gushtin e vitit 2017 dhe shtatorin e vitit 2016, konsiderojnë menaxherët. Sipas tyre, pritet numri i të punësuarve të rritet. Siç kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës, duke u thirrur në vlerësimin e menaxherëve, siguria e prodhimit me porosi në shtator 2017 në krahasim me vitin 2017 është më pak e volitshme.
Më pak të volitshme janë edhe pritjet për vëllimin e prodhimit në tre muajt e ardhshëm, derisa tepricat e prodhimeve të gatshme janë zvogëluar në krahasim me gushtin e vitit 2017.
Sipas udhëheqësve të subjekteve afariste, treguesi i besimit në industrinë e përpunimit në shtator të vitit 2017 është për 0,1 për qind i lartë në krahasim me muajin paraprak, ndërsa në krahasim me shtatorin e vitit 2016 është rritur për 1,4 për qind. Shfrytëzimi mesatar i kapaciteteve të subjekteve afariste në shtator të vitit 2017 është 65,4 për qind. Ndikim më të madh të përkufizimeve të vëllimit të prodhimit kanë kërkesa e huaj kualifikuese, 21,6 për qind, mungesa e fuqisë së punës të kualifikuar, 19,6 për qind, kërkesa e pamjaftueshme vendore, 17,5 për qind, dhe mjedisi i pasigurt ekonomik, 11,7 për qind.