Samit 100, ka nis sot në Shkup, përqëllim lidhshmërinë ekonomike dhe stabilitetin, për zhvillimi e Ballaknit Perëndimor. Në Samit marrin pjesë mbi 150 biznes liderë të Sllovenisë, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës, Serbisë dhe Kosovës.
Në ditën e parë të Samitit pritet paralajmërim për fillim të realizimit të projektit Edison, për elektrizimin e autostradave në rajon. Ky është një projekt rajonal që doli nga iniciativa 100 e Samitit, platforma e të cilit u nis në Slloveni, në vitin 2015.
Sipas kryetarit të BD të Samitit 100 dhe drejtor i përgjithshëm i Alkaloidit, Zhivko Mukaetov, ngjarja është unikate dhe hap mundësi për lidhshmëri të vërtetë dhe shfrytëzim të potencialit të përbashkët të vendeve nga rajoni.
Në këtë Samit, pritet të marrin fjalë kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ai i Shqipërisë Edi Rama, nga Mali i Zi Dushko Markoviq, nga Kosova – Ramush Haradinaj, nga BeH – Denis Zizdiq.
Ndërsa, sot Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov porositi Samiti të jetë zë i fuqishëm i cili do ta tërheq dhe mbajë vëmendjen e politikanëve në rajon për prioritet për zhvillimin e ekonomisë, respektivisht vendit.
D.K
Almakos.com