Kandidati i BDI-së për Komunën e Tearcës, Isen Asani nëpërmjet një postimi në facebook ka falenderuar votuesit për pëkrahjen në zgjedhjet e djeshme, raporton portali “tetova1”.
Ja çfar shkruan Asani:
Miqtë e mi, të dashur banorë të Komunës së Tearcës, të nderuar aktivist dhe simpatizant të Bashkimit Demokratik për Integrim!
Dua të shfrytëzoj këtë moment qetësie, për t’ju falenderuar nga zemra për përkrahjen e juaj që na e dhat gjatë kësaj fushate për zgjedhjet lokale 2017, ku me votën tuaj ju vlersuat punën time gjatë dy mandateve të kaluara!
Qytetaria juaj dhe zgjedhja e vendosur për të ecur në rrugën e nisur më bëjnë të ndihem sa krenar, po aq edhe i përulur.
Askush më shumë se unë nuk është i vetëdijshëm se vota e 15 tetorit ishte një vlersim i shkëlqyer për punën e bërë në Komunën e Tearcës në dy mandatet që shkuan, por edhe një verdikt për atë që duam të bëjmë në mandatin e ardhshëm.
Komuna e Tearcës ka ndryshuar shumë, por ka ende shumë e shumë për të bërë dhe do të vazhdojmë me ritme akoma më të larta në muajt e vitet që do të vinë.
Të gjitha këto punë janë produkt i drejtpërdrejtë i votës tuaj, që me vendosmëri do të vazhdojmë bashkërisht për ta hapur rrugën që nuk do të ndalet.
Ndaj, të dashur miq, më lejoni t’ju falenderoj edhe një herë për përkrahjen tuaj të pakursyer dhe për rikonfirmimin e përgjegjësisë e privilegjit për t’ju shërbyer.
Më e mira na pret përpara! Forca!
”I juaji me përulje dhe shumë mirënjohje”
Isen ASANI
Read more: https://www.tetova1.com/2017/10/16/isen-asani-e-mira-na-pret-perpara-forca/#ixzz4vfZ9FcLQ