Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka mbajtur një konfernecë për gazetarë, ku deklaroi se kishte një garë të fortë me konkurrentë të shumtë. “Me këtë rast dua që të shpall fitoren në zgjedhjet lokale të Fatmir Deharit në Kërçovë. Në katër vjetët e ardhshëm BDI do të udhëheqë në Komunën e Pllasnicës, Isamil Jahovski. Në nivel republike dukshëm udhëheq BDI dhe mendoj se ky do të jetë mandati 11 fitues për BDI-në”, ka thënë Ahmeti.
Kërçova edhe në katër vitet e ardhshme do të udhëhiqet nga BDI.
“Me këtë rast dua t’ju përshëndes të gjithëve. Këto zgjedhje ishin zgjedhje ku një garë e fortë me konkurrent të shumtë. Me këtë rast dua që të shpall fitoren e parë në zgjedhjet lokale për mandatin e dytë, Fatmir Deharin. Kërçova në katër vitet e ardhshme do të udhëhiqet sërish nga BDI. Gjithashtu dua të shpall fitoren në Komunë e Pllasnicës, Ismail Jahoski. E rëndësishme ka qenë se zgjedhjet kanë shkuar mirë, pa probleme të theksuara dhe në nivel republike udhëheq BDI-ja dhe mendoj që ky do të jetë mandati I 11 fitues për BDI-në. Në pjesën dërmuese të komunave, udhëheq BDI-ja. Shtabi është në komunikim të vazhdueshëm me shtabet lokale, presim rezultatet të cilat do ti kumtojmë në takimin e ardhshëm”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Sipas tij, e rëndësishme ka qenë që zgjedhjet kanë shkuar mirë dhe pa probleme të theksura./Almakos