Me mbylljen e vendvotimeve në orën 19:00, përfundoi edhe heshtja zgjedhore.
Të parët që dolën në konferencë për media ishin nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
Zëdhënësi i kësaj partie Arbër Ademi, falënderoi të gjithë mërgimtarët të cilët kanë ardhur për të votuar.
“Procesi ishte demokratik dhe sa u përket incidenteve të vogla të cilat karakterizuan ditën e sotme, MPB duhet të marrë masat e nevojshme ndaj atyre që kanë thyer ligjin. Në të gjitha komunat në të cilat kemi nxjerr kandidat, kemi kandiduar për të fituar dhe nga informacionet tona, BDI veçse është fituese e këtyre zgjedhjeve”- tha Arbër Ademi.
Këtë deklaratë zëdhënësi i BDI-së e dha 30 minuta pas mbylljes së vendvotimeve.
I menjëhershëm ishte reagimi i Lëvizjes BESA, nga ky në konferencë për mediat , nga selia e kësaj partie, doli zëdhënësi Faton Fazliu. Sipas tij, nëse BDI nëse BDI në këto rrethana e llogarit vetën favorite atëherë lëvizja BESA është fituese absolute.
“Nëse BDI në këto rrethana e llogarit vetën favorite atëherë lëvizja BESA është fituese absolute. Në fakt se do të ketë parregullsi u pa qysh gjatë javës së fundit kur BDI filloi t’i kërcënoj kandidatët tanë për kryetar komunash dhe tu hy në privatësi atyre. Për vlerësimin e saktë të procesit i presim të dhënat nga shtabet tona komunale. Kur do të mund të japim edhe vlerësimin tonë edhe më konkret”- tha Fazliu.
Fitore në këto zgjedhje lokale edhe pse ende nuk është bërë numërimi i votave, presin edhe nga Aleanca për Shqiptarët. Zëdhënësi i Aleancës në Tetovë ka theksuar se në krahasim me zgjedhjet e kaluara, Aleanca për Shqiptarët ka dyfishim të votave.
“ Në krahasim me zgjedhjet e kaluara, Aleanca për Shqiptarët ka dyfishim të votave. dhe pritshmëritë janë që ASH të shënojë fitore në komunat ku garon”- tha Zëdhënësi i Aleancës në Tetovë.
Reagim ka pasur edhe nga bllokua i partive Maqedonase. Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski, tha se dita e sotme nga partia në pushtet është vlerësuar se kaluar në atmosferë të qetë dhe pa incidente të shumta,
“Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit që dhanë kontribut në proces zgjedhor demokratik dhe korrekt. Sot fitoi Maqedoni dhe qytetarët e saj”, tha mes tjerash Kiracovski.
Në orët në vazhdim priten reagime edhe nga partitë tjera politike.
KSHZ rezultatet fillestare të zgjedhjeve për anëtarë të këshillit gjegjësisht kryetar i shpall në afat prej shtatë orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.
Raundi i dytë i votimit në afat prej 14 ditëve nga dita e përfundimit të raundit të parë të votimit. Raundi i dytë do të mbahet në komunat ku asnjë kandidat për kryetar nuk e ka fituar shumicën e nevojshme, ndërsa votohet për dy kandidatë të cilët në raundin e parë kanë fituar më shumë vota.
Këto janë zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni pas pavarësisë. Këto gjashta lokale në Maqedoni i ndoqën 5.011 vëzhgues të huaj dhe vendor.
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com