”Zgjedhjet e sotme në shumicën e komunave janë vetëm një provë gjenerale. Vetëm në pak prej tyre përcaktohet direkt fati i komunës sonte. Këtu bën pjesë Kërçova ku nuk mund të ketë raund të dytë dhe shpresoj që aty të kenë ardhur numër i mjaftueshëm mërgimtarësh. Në Strugë si rregull gjithmonë në raundin e dytë shkon vetëm nga një përfaqësues i dy etnive më të mëdha dhe këta përcaktohen sonte. Për komunat tjera matematika e vërtetë zgjedhore fillon sapo të dihet rezultati i votimeve të sotme. Në bazë të tyre secila parti do të nxitojë të bëjë koalicionimet që i sjellin fitoren në raundin e dytë. Kështu do të ndodh edhe me Zaevin. Nëse sonte në mbrëmje Zaevit nuk i del matematika ai do të fillojë të bëjë kombinatorika të reja, do fillojë të ju lepihet partive tjera e edhe të mbajë distancë nga partneri i tij i ri BDI. Me koalicionimin me BDI-në Zaevi synon që ai të zgjedh se cilët do të jenë përfaqësuesit e shqiptarëve. Dhe për këtë Zaevi ka zgjedhur partinë më të diskredituar në këto 15 vite, partinë që ka pazarin më të ulët, partinë që ka treguar se të vetmin qëllim ka mbetjen në pushtet dhe që për të ruajtur privilegjet e pushtetit shet interesat e popullit. Me ta Zaevi e ka më së lehti. Mbase edhe për këtë arsye ata i kurseu më së shumti në publikimin e ‘bombave’ të tij. Nga ana tjetër, me koalicionimi me LSDM-në BDI dëshmon edhe një herë se nuk i intereson asgjë tjetër, nuk zgjedh mjet dhe nuk le parim pa shkelur vetëm për të mbetur në pushtet. Ndryshe nga të gjitha partitë shqiptare, BDI tashmë nuk mund të thirret në vullnetin e popullit shqiptar, përderisa për të mbetur në pushtet mbledh votat joshqiptare. Ajo vet e ka përzier matematikën e saj dhe tani në vend të përfaqësimit të vullnetit kombëtar, ndryshe nga propaganda e vet, devijon në përfaqësim qytetar. Duke e ditur se potenciali i saj po bie çdo ditë dhe se vet me degjenerimin e brendshëm nuk ka asnjë mundësi forcimi, me koalicionimin me LSDM-në BDI synon t’i jap grusht të rëndë partive tjera, duke shpresuar se jo forcimi i vetes, por copëzimi, defaktorizimi dhe demoralizimi i kundërshtarëve është mekanizmi i shpresës së saj për të ardhmen. Me LSDM-në ajo synon ta rifaktorizojë veten nga Likova deri në Strugë. Mosdalja bashkë e partive tjera në raundin e parë ka qenë lajmi më i mirë për BDI-në. Kjo nuk duhet të ndodh në raundin e dytë. Ndryshimi vjen vetëm duke mundur BDI-në, nga cilado parti tjetër. Prandaj ato duhet ta mbështesin njëra-tjetrën pa asnjë kusht. Jo vetëm kaq, por shkelja e çdo parimi, prishja e të gjitha rregullave të lojës nga BDI, koalicionimet e saj, herë të hapura e herë të fshehura, herë me VMRO-në e herë me LSDM-në, sipas interesave të saj të momentit, e bëjnë të nevojshëm përdorimin e çdo matematike të mundshme për ta mposhtur atë pikërisht me mekanizmin e përdorur nga ajo vet. Jo vetëm kaq por edhe koalicionimet e partive tjera me parti të blloqeve të tjera etnike, duke mos përjashtuar as VMRO-në, janë plotësisht të arsyeshme e të pranueshme. Kjo jo për të mbështetur apo amnistuar politikat e VMRO-së, por për të mundur BDI-në dhe për t’i dhënë grusht strategjisë së shantazhimit të elektoratit me koalicionimet e llojit LSDM-BDI. Fatkeqësisht, në kombinatorikat për mposhtjen e BDI-së nuk pres që të inkuadrohet PDSH-ja. Ajo mund të mos e mbështesë LSDM-në, për shkak se Kryetari i saj është “veren do smrt” te dikush tjetër, por kur vjen fjala tek blloku shqiptar është shumë e kuptueshme se Kryetari i saj do të mbështes me të gjitha mjetet BDI-në në të gjitha komunat, hapur apo fshehur. Në situatën e palakmueshme në të cilën ndodhet PDSH-ja, e vetmja shpresë e saj për të mbetur edhe pak në skenën politike është dëmtimi i të gjitha partive tjera dhe kjo mund të arrihet vetëm duke mbështetur fitoren e BDI-së ndaj partive tjera. Rasti i Strugës në këto zgjedhje është vetëm hyrje në këtë strategji. Një efekt të tillë mund ta kundërshtojnë vetëm kandidatët e PDSH-së që në raundin e dytë mund të shprehin mbështetje për partitë tjera jo-BDI, në kundërshtim me strategjinë e të parit të partisë së tyre, ose ta kundërshtojë elektorati i thjeshtë duke mos e dëgjuar kryetarin e partisë. Ndryshimi vjen vetëm duke mposhtur BDI-në”, ka shkruar Artan Dika në rrjetin social fb.
Data 24.04.2025
Aktuale
- FOTO+VIDEO/ I shpëtoi një atentati në vitin 2020, ekzekutohet në mes të ditës një prej liderëve të mafies greke
- (VIDEO) Megjashi: Çrregullimet mendore në rritje tek fëmijët dhe të rinjtë
- (VIDEO) Mickoski mohon akuzat e BDI-së se diskriminon shqiptarët
- Pas dorëheqjes së papritur të Florenc Dokës, Edmond Llabani emërohet drejtor i komanduar i burgut të Peqinit
- (VIDEO) VLEN: BDI e shkatërroi arsimin shqip, BDI: Me 9 deputetë nuk mund të përfaqësohen shqiptarët
- (VIDEO) Taravari i vendosur për të dalë me Lista të veçanta
- Fillon bojkoti i të punësuarve në Inspektoratin e Gjuhëve në RMV, katër muaj pa rroga
- Mickoski: Në Koçan pashë tmerr dhe ferr, e kuptoj zemërimin e prindërve të viktimave, drejtësi do të ketë