Faton Fazliu nga Lëvizja BESA, në një konferencë për shtyp tha se vlerësimi i tyre i përgjithshëm është se atmosfera ka qenë mjaft e tensionuar, janë regjistruar plotë parregullsi, të cilat janë regjistruar pranë organeve shtetërore vendore dhe ndërkombëtare ndërsa janë përgatitur edhe ankesat që do të paraqiten në KSHZ.
“Në fakt se do të ketë parregullsi u pa qysh gjatë javës së fundit kur BDI filloi t’i kërcënoj kandidatët tanë për kryetar komunash dhe tu hy në privatësi atyre. Për vlerësimin e saktë të procesit i presim të dhënat nga shtabet tona komunale. Kur do të mund të japim edhe vlerësimin tonë edhe më konkret.
Nëse BDI në këto rrethana e llogarit vetën favorite atëherë lëvizja BESA është fituese absolute”, tha Faton Fazliu nga BESA.
Ai shtoi se rreth orës 21:00 do të japin edhe rezultatet e para.
Data 18.08.2025
Aktuale
- EMRAT/ Tragjedia në Greqi, identifikohen tre shqiptarët që humbën jetën në aksidentin fatal
- Incidentet në Kumanovë dhe Shkup: Tifozllëk mediatik mbi çështje të ndjeshme etnike
- Artan Dika: Nuk është në nderin e VLEN-it të mbështes kandidat me dosje mashtrimi
- Arratiset nga spitali një i burgosur shqiptar në Greqi, 28-vjeçari ishte nën vëzhgim nga gardianët! Dyshohet për bashkëpunëtorë
- Aksident i rëndë, humbin jetën tre shqiptarë në Greqi, një tjetër plagoset rëndë! Makina shpërthen në flakë
- EMRAT/ Plagosën rëndë nënë e bir në Sarandë, arrestohen dy vëllezër me precedent penal
- Revolucioni i shëndetësisë hapësinore: Asistenti mjekësor me Al për astronautët
- Janë paraqitur 13 kandidatë për kryetar të KSHPK-së, do të vendoset pas zgjedhjeve lokale