Deri sa është zhvilluar votimi në vendvotimin numër 2957, në shkollën “26 Korriku”, komuna Shuto Orizarë, njëri nga anëtarët e komisionit zgjedhor ka mbetur pa kuletën e tij, transmeton Gazeta Lajm.
“Është evdientuar edhe një vjedhje në vendvotim në komunën Shuto Orizarë në SHF “26 Korriku”. Në periudhën nga ora 6 deri ora 9 e 30 minuta në vendvotimin numër 2957 një autor i panjohur nga çanta e anëtares së komisionit me iniciale J.I. ka vjedhur kuletën nëtë cilën ka pasur 1.200 denarë dhe dokumente tjera personale si dhe kartela bankare. Po punohet për ndriçim të rastit”, njoftojnë nga MPB.