Dy persona janë shoqëruar në polici për shkak të prishjes së rendit dhe
qetësisë me rrahje gjatë ndeshjes së djeshme të futbollit midis ekipeve të KF Vardar dhe KF Shkëndia në Arenën Filipi i Dytë në Shkup.
Siç kumtoi MPB, dje në orën 15:00 B.M. (18) dhe K.H. (19) në Arenën Filipi i Dytë janë goditur midis tyre në pjesën e fytyrës dhe trupit.
Nga një nëpunës policor personat janë shoqëruar në stacionin policor dhe u janë bërë procesverbale për shkelje të konstatuar sipas nenit 3 paragrafi 1/7 të Ligjit për parandalimin e dhunës dhe sjelljeve të pahijshme në ndeshje sportive dhe u janë dhënë fletëpagesa.
Data 18.09.2025
Aktuale
- Shkolla e mesme e policisë do të fillojë shtatorin e ardhshëm, me dy vite gjimnazistët do të bëhen policë
- Doganierët ndalin kontrabandë ari në kufirin me Shqipërinë
- Shtyhet procesi gjyqësor për prindin i cili sulmoi dy futbollist 15 vjeçar në Shtip
- Izet Mexhiti: Kandidatët e Levicës janë në shërbim të BDI-së
- Në 24 orët e fundit 25 zjarre, nën kontroll zjarret në Trubarevë dhe Drislla
- Mot me diell me temperatura maksimale deri në 28 gradë celsius
- Aliu: Procesi i punësimeve në shëndetësi është drejt përfundimit, jo premtim i pambajtur
- Rama: Diella tani edhe me profil zyrtar në Facebook! Ministrja virtuale ‘flet’ me qytetarët! Puna ime për ju nuk do të ndalojë në asnjë çast