Në Komunën e Çairit, ku të drejtën për të votuar në 82 vendvotime e kanë 57, 799 qytetarë, qytetarët po vijojnë në mënyrë të rregull dhe pa pengesa të kryejnë obligimin e tyre . Pas incidtetit që ndodhi në mëngjes në vendvotimin në shkollë “ Penko” dhe për të cilin edhe zyrtarisht nga MPB u tha se nuk ka lidhje me procesin zgjedhorë, por se ka qene sqarim hesapesh, nuk ka ndodhur më asnjë incident.
Ndaj dy individëve të përfshirë në zënkë është ngritur padi dhe që të dy duhet të paguajnë gjobë një vlerë prej 30 000 denarë.
“Procesi pas incidentit të mëngjesit ka vijuar në rregull dhe qytetarët në mënyrë shumë të civilizuar kanë ardhur dhe kanë votuar. Deri më tani numri i votuesve arrin në 34-35%. Nga [përvoja ime deri në mbrëmje numri i votuesve do të jetë shumë më I lartë”- tha Alajdin Abdullahi, anëtarë I komisionit komunal zgjedhor.
Pwrgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com