Gjatë ditës së sotme të drejtën për të votuar e ka shfrytëzuar edhe kandidati i BDI-së për Komunën e Çairit, Visar Ganiu.
” Sot është ditë me diell, ditë festive, ku e gjithë popullata kanë të drejtë të dalin të votojnë në mënyrë të drejtë , të qetë, ashtu siç ishte fushata parazgjedhore. Verdikti i po[pullit duhet të jetë i pranueshëm për të gjithë në që jemi në politikë. Unë njëherë për njëherë nuk mendoj për rreth të dytë, jam përgatitur dhe kam punuar për rreth të parë”- tha në mesazhin e tij Visar Ganiu.
https://www.facebook.com/VisarGaniu.Cair/videos/1861698107492182/
Përgatiti: Evi Shkopi
/Almakos.com/