Procesi zgjedhor në Komunën e Likovës, e cila u përmend nga KSHZ për daljen më të ulët në votime, po shkon rrjedhshëm dhe pa ndonjë parregullsi, shkruan Almakos.
Në këtë komunë të drejtën e votës e kanë 25.105 persona, në 67 vendvotime në Komunë e Likovës.
“Jehona e votuesve ka qenë dhe është në nivel. Dalja është rreth 20% deri më tani. Qytetarët këtu e shfrytëzojnë më shumë paraditen dhe pasditen për të votuar. Fluksi më i madh pritet të jetë nga ora 16:00-18:00. Gjithë votimi po shkon në mënyrë të organizuar dhe gjithçka është në rregull deri më tani”- tha Liman Beslimi, anëtarë i komisionit komunal zgjedhor.
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com