Rreth orës 11:15 në shkollën “Said Najdeni” obligimin qytetarë për të votuar e kreu edhe kandidati i Lëvizjes BESA për Komunën e Dibrës, Xhemail Çupi. I shoqëruar edhe nga familja e tij.
“Ishte pak e vështirë të rrethosh emrin tënd, por në realitet unë nuk votova vetëm veten time por votova edhe ekipin tim, programin tim dhe vizionin tonë të përbashkët. Sot verdikti i takon popullit. Sot të gjithë politikanët, sidomos ato të deritanishmit i frikësohen popullit (pra nuk duhet ju të frikësoheni prej tyre), andaj e ardhmja e këtij qyteti për katër vitet që vijojnë është në duart tuaja.
Dita është e kthjellët, prandaj uroj të votoni me mendje kthjelltësi që edhe katër vitet e ardhshme ti kemi të tilla”- tha Çupi.
Në kohën kur kandidatura e tij u bë zyrtare, Çupi, pati dhënë deklaratën e tij për të treguar se përse e pranoi një kandidimin për një post të tillë dhe pengesat e shumta në të cilat kanë hasur.
LEXO: https://almakos.com/hoxha-xhemail-cupi-tregon-arsyen-pse-pranoi-te-jete-kandidat-beses-per-kreun-e-dibres-foto
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com