Zeqirija Ibrahimi gjatë fjalimit të tij u dha besën mësuesve dhe mësimdhënësve në Çair se asnjëherë më komuna nuk do të mund t’i shantazhoj arsimtarët e shkollave. “Nga 16 tetori ju do të jeni të lirë të vendosni vet për bindjet tuaja dhe të mos keni frikë më nga askush. Arsimtare dhe mësuese të dashura, unë ju premtoj se ne do ta ndalim politizimin e shkollave, dhe po qese, gjatë mandatit tonë, nuk do t’i pajisim shkollat e Çairit me banka dhe karrige të reja, edhe njëherë nuk kandidoj më për komunën e Çairit”, deklaroi Zeqirija Ibrahimi. Ai premtoi se në Çairi do të ketë një bibliotekë të cilën të gjithë do ta kishin lakmi. Duke folur për rininë intelektuale të Çairit, Ibrahimi premtoi se ai do të jetë shkallë nën këmbët e tyre që ata të bëhen të suksesshëm.
Data 18.09.2025
Aktuale
- Komunikacioni në mbarë vendin zhvillohet pa pengesa, në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata
- Simeone flet për shpërthimin ndaj tifozëve në Anfield dhe përjashtimin nga ndeshja
- Emigrantë nga Bangladeshi dhe Maroku arratisen nga qendra në Vranidoll
- Vdes një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
- Zelensky: Presim një fond prej 3.5 miliardësh për armë amerikane për ta vazhduar luftën kundër Rusisë
- Abdush Demiri: KSHZ është e gatshme të realizojë zgjedhjet në afatin e paraparë
- VLEN: BDI partner i Levicës, për pushtet shkel mbi shqiptarët
- EMRAT/ Operacion antidrogë, asgjësohen 112 bimë kanabisi në Peqin! 5 të arrestuar, sekuestrohen 3 armë zjarri