Një sërë keqpërdorimesh të bëra në buxhetin e Republikës së Maqedonisë, nga qeveria e kaluar, u bënë publike sot nga zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, njohton Almakos.
Për tre rastet që u publikuan sot, u tha se qeveria e kaluar ka dakorduar tenderë, marrëveshje dhe furnizime, shërbime për të cilat nga arka e shtetit janë nxjerrë shuma të mëdha parash.
Në rastin e parë, për të cilin qeveria ka kërkuar nga MPB-ja që të hapë hetime, ngrihen akuza për furnizimin me bileta të aeroplanëve nga Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP) në periudhën prej vitit 2014 deri në vitin 2017.
“Është përcaktuar se personat përgjegjës në SHPPP pas tenderit të publikuar për furnizimin me bileta kanë dorëzuar kërkesë për oferta vetëm në një operator dhe jo deri tek të gjithë që kanë qenë të obliguar me marrëveshjet kornizë”- tha Zëdhënësi i Qeverisë në konferencën e sotme për mediat.
“Rasti i dytë, sipas dokumenteve me të cilat disponojnë shërbimet e Qeverisë, lidhet me furnizime të dyshimta në Shoqërinë aksionare për ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste nga kompania “Atrium” nga Vevçani. Në dokumentacionin e tenderit janë kërkuar shërbime dhe të mira, për të cilat paraprakisht është ditur se nuk do të furnizohen dhe për të njëjtat janë ofruar çmimet për njësi që janë shumë të ulëta, me qëllim që në fund të dokumentacionit të tenderit të kësaj kompanie, të jetë ofertuesi më i mirë”- tha Boshnjakovski.
Duke iu referuar këtij rasti, Qeveria ka parashtruar kërkesë deri tek MPB që të hetojë se si ka mundësi që kompania “Atrium” ka pasur informacione prej më herët, se cilat produkte dhe shërbime do të furnizohen.
Megjithatë, emri i kësaj kompanie u përmend edhe më tej nga zëdhënësi i Qeverisë, i cili tha se “Atrium” ka kryer shërbime artizanale me çmime të cilat janë shumëfish më të larta se çmimet e tregut. Si shembull u përmend pagesa prej 16 mijë denarë për përpunimin dhe montazhin e vitrinës prej drurit pa qelq.
Ndërsa, në rastin e tretë bëhet fjalë për harxhimin e një shume të mëdha parash, mbi 200 000 euro, nga djali i ish-diplomatit Risto Nikovski, Aleksandar Nikovski.
” Ka marrë para nga buxheti i shtetit me lartësi prej 217.490 euro, përveç tarifës mujore prej 3,000 eurove, janë paguar edhe 30,000 euro për bileta ajrore, 23,000 euro për shërbime hotelierike, 5,500 euro për transportin e taksive, 2,500 euro për dhurata dhe 6,000 euro për shpenzime të tjera”- tha më tej Mile Boshnjakovski.
Qeveria gjithashtu paraqiti një kërkesë deri tek Prokurorinë e Shtetit lidhur me kontratat për angazhimin e Aleksandar Nikovski, George R. Perry dhe Yeshua Shuki Gladdamn si ish bashkëpunëtorë të ish-kryeministrit Nikola Gruevski. Nënshkrues i këtyre marrëveshjeve është shefi i atëhershëm i zyrës së Gruevskit, Martin Protugjer.
Almakos.com
Përgatiti:Evi Shkopi