Në Republikën e Maqedonisë 2.500 fëmijë të moshës parashkollore
kanë shikim të dëmtuar. Duhet përmirësim i cilësisë në arsim, përfshirje sociale e cila u nevojitet fëmijëve me çrregullim në të shikuarit, infrastrukturë, shtigje daktilike dhe shumë punë të tjera të cilat do ta lehtësonin qasjen për ta.
Këtë sot e theksoi Suaret Alishan nga OJQ “Bota e fëmijëve fillimi i ri”, në ngjarjen e titulluar “Të ndryshëm, të posaçëm, ndërsa të barabartë – Ndryshojmë”, i cili u mbajt në Shkollën Shtetërore për Fëmijë dhe të Rinj me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov” me rastin e 15 tetorit, Ditës ndërkombëtare të shkopit të bardhë – simbol i personave me çrregullim vizual në të shikuarit.
Ai theksoi se janë të barabartë si edhe fëmijët e tjerë, se shkolla “Dimitar Vllahov” është e hapur edhe për fëmijët e tjerë pa marrë parasysh nëse kanë pengesa vizuale.
Drejtori i Shkollës Shtetërore për Fëmijë dhe të Rinj me Shikim të Dëmtuar “Dimitar Vllahov”, Goranço Jakimov tha se janë angazhuar të gjithë bashkërisht fëmijëve t’u mundësojnë kushte dhe arsim siç u nevojitet.
Data 18.09.2025
Aktuale
- EMRAT/ Operacion antidrogë, asgjësohen 112 bimë kanabisi në Peqin! 5 të arrestuar, sekuestrohen 3 armë zjarri
- Aksident i katërfishtë në Greqi, 1 viktimë dhe 3 të plagosur
- Hafir Hoxha për Rubin: Mesazhe strategjike për Kosovën dhe ndërkombëtarët
- Simiq para gjykate për sulm ndaj gazetarëve
- Driton Tali paralajmëron për Qeverinë me votat e Listës Serbe
- Paul Williams vazhdon sot dëshminë në Gjykatën Speciale
- Zbulohet specia e re-Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean
- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi demanton: Shkuarja në Beograd është shpifje