Shkupjani 33 vjeçar V.S pardje është pranuar në Spitalin e
Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” me plagë prej armë zjarri në anën e djathtë të fytyrës, gjurin e djathtë dhe dorën e djathtë, që dje është denoncuar në polici.
V.S, siç është theksuar në buletinin e policisë, ka qenë për gjueti në “Zajaçev Rid” dhe rreth orës 7:40, derisa ka lëvizur drejtë vendit të njohur si “Bardoveçko bërdo”, ka dëgjuar të shtëna prej armëve
të zjarrit, pas çka ka marrë lëndime trupore.
Ndaj të lënduarit V.S është kryer intervenim kirurgjik dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Data 18.09.2025
Aktuale
- Zbulohet specia e re-Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean
- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi demanton: Shkuarja në Beograd është shpifje
- Bajram Rexhepi u takua me artistët nga Tetova
- “Gjinia është koncept social dhe juridik!”- Aktivistja Xheni Karaj: Nuk ka vetëm mashkull dhe femër, por dhe persona inters*ks
- Muhamed Elmazi premton ekskursion falas për pensionistët e Sarajit
- Projektligji i ri “Për barazinë gjinore”, Arqimandriti: Termi ‘gjini’ nuk cenon identitetin burrë e grua, por mbron ata që ndihen ndryshe
- Adela Liçina gruaja e parë me mbulesë në listën e VMRO-DPMNE për Këshillin e Komunës Saraj
- BIRN: Gazetarët denoncojnë planet e PS për kufizim të mediave në Parlament