Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në gusht 2017, çmimet e shitjes të prodhuesve të produkteve industriale janë më të larta për 0.5% në nivel mujor, ndërsa për 2.7% në nivel vjetor. Në gusht 2017, në krahasim me korrikun 2017, çmimet e shitjes të prodhuesve të produkteve industriale janë më të larta në sektorin e Minierës dhe nxjerrjes së gurëve për 2.9%, në sektorin e Industrisë së përpunimit për 0.3% dhe në sektorin e Furnzimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0.2%. Në gusht të këtij viti, në krahasim me gushtin 2016, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, janë më të larta ne sektorin e Minierës dhe nxjerrjes së gurëve për 21.7%, në sektorin e Industrisë së përpunimit për 1.4%, ndërsa më të ulta në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0.3%.
Data 18.08.2025
Aktuale
- Siljanovska-Davkova: Bllokimi i integrimit evropian paraqet rrezik serioz për sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe BE-në
- DPHM: Nesër priten reshje të rrëmbyeshme në Maqedoni
- Bajrami: Qeveria Kurti, një trashëgimi e zbrazët investimesh
- “U vra, mos e kërkoni”- Zhduket pa gjurmë në Spanjë, Miklovan Danaj! Mesazhi që mori familja, ja personi që takoi për herë të fundit
- Reagimi i Shpejt për Lirinë e Medias: Të ndërpritet menjëherë bllokada e ndërtesës së Focus Media Group! Të respektohet mbrojtja e burimeve të gazetarëve
- DPHM: Nesër priten reshje të rrëmbyeshme, nga e mërkura deri të premten mot i qëndrueshëm
- VLEN: BDI, pronë e oligarkëve të rinj
- Nga e marta deri të premten, dezinsektim tokësor kundër mushkonjave në Shkup