Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës nga PDSH-ja, Bardhyl Dauti, theksoi se fitorja e tij në zgjedhjet e ardhshme lokale do të jetë fitore për të gjithë banorët e qytetit.
“Së bashku të fitojmë dhe t’i zgjidhim problemet e ardhshme. Programi ynë i ka 15 pika prioritare në mesin e së cilave janë transparenca dhe llogaridhënia, përforcimi i zhvillimit lokal ekonomik, zhvillimi i qytetit me përqendrim të veçantë në bulevardet kryesore të qytetit, transporti efikas publik, zhvillimi i turizmit dhe zhvillimi rural”, tha Dauti një tubimin në oborrin e SHF “Bratsvto Migjeni”.
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi theksoi se viteve të kaluara, siç tha, derisa BDI ishte në pushtetin qendror dhe lokal në Tetovë, qyteti ishte shumë i prapambetur dhe pa aktivitete kulturore.
“Ne me kandidatët tanë edhe këtu edhe në komunat e tjera në Maqedoni dëshmuam se jemi akademi politike për kuadrot e shqiptarëve në shtet dhe se mund t’i zgjidhim problemet e qytetarëve”, tha Thaçi.