Afaristi i njohur shqiptar në Shkup, Enver Maliqi përmes profilit të tij në rrjetin social Facebokk, ka elaboruar arsyejet e kandidimit të tij në Listën e Këshilltarëve Komunal për Qytetin e Shkupit, nga radhët e BDI-së.
“Eksperienca e jetës më mësoi se një njeri duhet të jetë i guximshëm, të sfidojë veten dhe të gjitha rreziqet që jeta t’i imponon dhe mbi të gjitha duhesh të jesh ai i cili nuk ka droje të marrë vendime të vështira. Çdo gjë që e krijova unë e fillova nga Shkupi im, sepse në momentet e para të veprimtarisë time po ky Shkup ishte vendi ku rrëzohesha dhe përsëri ngrihesha. Po në këtë Shkup u realizova së pari si njeri familjar dhe më pas edhe si afarist i suksesshëm. Këtu po në këtë Shkup kam njerëzit e mi që i dua, që i respektoj dhe në të cilën gjej mbështetjen e ndërsjellë. Të gjithë këta janë shumë të rëndësishëm për mua. Mu për këta njerëz e dua më të mirën, për ta edhe për të gjithë ne”, është shpreh ai.
Maliqi më tej ka pohuar se: “Unë besoj fort se ky Shkup mban në vete potencialin e metropoleve botërore. Shkupit tim i duhen njerëzit të cilët kanë eksperiencë të madhe por ajo që është më e rëndësishme njerëz të cilët kanë vizion. Unë kam vizion, unë dua që Shkupin ta bëjmë një vend të cilin do t’a duam të gjithë dhe pikërisht për këtë unë do të punoj me tërë potencialin dhe eksperiencën të cilat i posedoj”, është shpreh Maliqi.