Kryeministri Zoran Zaev sot u takua me Nurbah Rustemov, ambasador i Republikës së Kazakistanit për Republikën e Maqedonisë me të cilin u pajtuan se ekziston potencial i madh për zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve në sfera të rëndësishme për qytetarët e tyre, kumtoi shërbimi qeveritar për informim. Veçanërisht u theksua përcaktimi i dy palëve për intensifikimin e bashkëpunimit në sferën e ekonomisë. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë i kushton vëmendje të madhe investimeve të huaja dhe atyre vendore, sepse në këtë mënyrë mund të kontribuohet për vende të reja dhe më mirë të paguara të punës, për jetë cilësore të qytetarëve, që është qëllim parimor i Qeverisë së re.
Prandaj jemi të të hapur tërësisht për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për lidhjen e biznes bashkësive nga dy shtetet, të cilat jam i bindur se do të gjejnë motiv për bashkëpunim, që do të përfitojnë edhe qytetarët tanë edhe shtetet tona”, theksoi Zaev. Në takim u bisedua edhe për aktivitetet më konkrete të bashkëpunimit në sferën e energjetikës dhe trajtimin me mbeturina. Kryeministri Zaev theksoi edhe se Qeveria është fuqishëm e përkushtuar të sigurojë mjedis të pastër jetësor për qytetarët dhe zhvillim të bujqësisë cilësore, për çka është e nevojshme zgjidhje e problemit me deponitë, si dhe sigurimin e energjisë elektrike përmes fotovoltaikëve që mundësojnë përdorim të burimeve natyrore të energjisë, siç është diellit dhe me këtë edhe kursime në buxhetet familjare. “Tërësisht jemi të fokusuar në pjesën e dytë të Planit reformues 3-6-9 të Qeverisë, sepse pjesa e parë është rrumbullaksuar me sukses. Vijojnë reforma në sfera kyçe, me qëllim të gjyqësisë së pavarur, mediave, sigurimin e institucioneve të pavarura shtetërore. Zhvillojmë politika inkluzive në këtë proces, ndërsa i thelluam edhe marrëdhëniet miqësore me fqinjët. E gjithë kjo kontribuon ndaj jetës më të mirë të qytetarëve në Maqedoni dhe i hap dyert e Republikës së Maqedonisë ndaj BE-së dhe NATO-s, që janë qëllimet tona strategjike. Perspektivat euro-atlantike në mënyrë shtesë do të thonë inkurajim për klimën incvestuese, por edhe stabilitet të Maqedonisë dhe të rajonit”, theksoi Zaev. Në takim u dakorodua të vazhdojnë kontaktet midis dy shteteve dhe me takime në nivel zyrtar dheqeveritar.
Ndërsa, Rustemov vlerësoi se ndryshimetz qëkanë ndodhur në Maqedoni janë një hap përparimtar.