Mendoj se sulmet e sherbimeve sekrete kunder Zekës (Zeqirja Ibrahimit) dhe Arben Taravarit, i koordinon familja Ahmeti, vlerëson drejtori i Gazetës Lajm, Fejzi Hajdari. I rikujton se këto strategji dhe skenare janë treguar si të dëshuara te shqiptarët e Maqedonisë, prandaj është i bindur se kjo do të ndodhë edhe me 15 tetor.
“Në momentin kur PDSH-ja e kuptoi se kjo strategji është e dështuar (joefikase) dhe sjellë humbje, familja Ahmeti po e kopjon dështimin. Kjo strategji i kushtoi shumë shtrenjtë PDSH-së, do t’i kushtoj edhe me shtrenjtë klanit të Ahmetit.
Shqiptarët kanë deshmuar se nuk pranojnë të luajnë në vallet që i udhëheqin shërbimet sekrete antishqiptare. 15 tetori do t’i fundosë këto skenare të turpshme bashkë me autorët e tyre”, thekson Hajdari.