Amet Imeri
NEVOJA PËR NJË ARSIM KUALITATIV
Nëse do ta shkatërrosh një popull, gjëja e vetme që duhet t’ia bësh është t’ia shkatërrosh arsimin. Kjo për fat të keq ka ndodhur në Komunën e Tarcës gjatë qeverisjes së BDI-së, e posaçërisht të ish garniturës komunale të drejtuar nga kandidati aktual për kryetar nga radhët e BDI-së. Kjo garniturë udhëheqëse shkatërroi deri në atë shkallë arsimin sa bëri që shumë shkolla fillore të komunës tonë të renditen të fundit në listën republikane për kualitet të procesit arsimor.
Politizoi deri në atë shkallë arsimin në komunë sa në disa shkolla u bë e pamundur që të zhvillohet procesi edukativo-arsimor. Politizimi i skajshëm, i cili zëvendësoi kualitetin e kuadrit mësimdhënës, në planin afatgjatë do të ketë pasoja që do t’i ndjejmë në mënyrë të drejtpërdrejtë të gjithë qytetarët e Komunës tonë.
Shkollat ngelen në gjendje të mjerueshme, kurse në shumë raste prindërit, mërgimtarët dhe bashkësitë lokale organizohen që vetë t’i përmirësojnë kushtet për fëmijët e tyre.
KJO PERIUDHË E ERRËT PATJETËR TË PËRFUNDOJ TASH QË TË MOS KEMI PASOJA EDHE MË TË MËDHA!
Me votën tuaj për BESË-n Ju do të na obligoni për:
– Departizimin e arsimit dhe kthimin e kualitetit në mësimdhënie
– Shkolla moderne dhe menaxhim të mirë
– Strategji për zhvillimin e arsimit në komunë, që do të përfshijë të gjitha aspektet e një procesi modern edukativo-arsimor.