Ganiu ka folur edhe për financimin e sportit dhe objekteve sportive. Ai ka përmendur edhe investimet që do të bëhen në tribunat e stadiumit të K.F “Shkupi”, si dhe objekte tjera sportive.
Mbi 27.000 metra katror në vendin ku dikur ka qenë ndërmarrja publike “Pastrim dhe Gjelbërim” do të shndërrohen në bllok vendbanimesh të urbanizuara, me parkingje, gjelbërim dhe parqe, ka thënë Visar Ganiu, kandidat i BDI-së për Komunën e Çairit, duke paralajmëruar se e gjitha kjo do të bëhet me ndryshimin e planit detal urbanistik dhe projekte të mirëfillta.