Kryeministri Zoran Zaev ka marrë pjesë sot në ngjarjen qendrore të shënimit të 11 tetorit- Ditës së kryengritjes popullore para përmendores së luftëtarëve të qytetit të Shkupit, në oborrin e qeverisë ku më shumë delegacione vendosën lule.
Zaev në fjalimin e tij theksoi se patriotizmi nuk përfundon këtu.
“Patriotizmin tonë gjeneratat e ardhshme do ta festojnë vetëm nëse u japin më shumë arsye, ashtu siç na dhanë neve gjeneratat e partizanëve të luftës antifashiste dhe nacionalçlirimtare”, ka thënë Zaev, transmeton Medial.mk.