Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, si dhe ministrat e të dyja vendeve nënshkruan sot në Beograd gjithsej 12 marrëveshje mes Turqisë dhe Serbisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministrja serbe e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajlloviç dhe ministri i Komunikacionit , Infrastrukturës dhe Detarisë i Republikës së Turqisë, Ahmet Aslan, nënshkruan sot në Beograd deklaratën për bashkëpunim në sferën e komunikacionit dhe infrastrukturës mes Serbisë dhe Turqisë.
Mes dy vendeve është nënshkruar edhe Memorandum për mirëkuptim në sferën e urbanizmit.
Gjithsej 12 marrëveshje janë nënshkruar në prani të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç.
Deklaratën e përbashkët politike për themelimin e Këshillit të lartë për bashkëpunim mes Serbisë dhe Turqisë e nënshkruan presidentët e dy vendeve.
Revizionin e Marrëveshjes për tregti të lirë e nënshkruan ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekci dhe ministri i Tregtisë së Jashtme, Turizmit dhe Telekomunikacionit i Serbisë, Rasim Ljajiç.