Epokë e re e minimum 150 mijë vendeve të reja të punës, respektivisht rënies së papunësisë nën 10 për qind, porositi sonte lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në tubimi e koalicionit “Për Maqedoni më të mirë ” në Vallandovë.
Ai përsëriti se në epokën e re çdo komunë në vend, duke përfshirë edhe Vallandovën nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën do të kenë një vakt ushqimi falas aty ku VMRO-DPMNE do të jetë shumicë. Ai nga Vallandova paralajmëroi dy projekte të reja. Sigurimin e shtëpisë që do tu mundësojë familjeve që nuk kanë shtëpinë e tyre të mund të kenë shtëpinë e tyre pa shpenzime të mëdha. Projekti do të përfshijë gjetjen e lokacioneve dhe vendeve për ndërtimin e shtëpive të reja nga ana e komunës. Toka do të ndahet në parcela dhe do të ofrohet për blerje në ankand me çmim fillestar simbolik prej vetëm një euro për metër katror. “Komuna do të ketë detyrë që me mjetet e veta t’i sigurojë infrastrukturë rrugore dhe komunale qytetarëve për këto lokacione”, tha Gruevski. Lideri i VMRO-DPMNE-së paralajmëroi edhe çregjistrimin e borxheve për familjet e rrezikuara sociale.