Policia sot ka arrestuar një biznesmen, pronar i pikës së karburanteve”Makoil”. Bëhet fjalë për biznesmenin Mite Jovanovski, i cili është arrestuar për shkak se ka rezistuar duke mos lejuar të largohet një reklamë e vendosur para pompës së tij të benzinës, në lagjen Lisiçe, transmeton Gazetaa Lajm.
Bashkë me Jovanovskin është arrestuar edhe vajza e tij dhe një e punësuar në kompani.
Policia ka asistuar me kërkesë të qytetit të Shkupit, për të larguar reklamën para pompës së benzinës, Paraprakisht Jovanovski ka thënë se veçmë ka përgatitur teren për dislokim të reklamës, por nga qyteti kanë insistuar që kjo të bëhet sot, raporton Tv 24.