Bartësi i listës për këshilltarë nga VMRO-DPMNE-ja për komunën e Tetovës Aleksandar Veljanovski, ka akuzuar pushteti lokal për mos kujdes ndaj varrezave ortodokse dhe mos ndërtimit të kupollës.
“Ne e shohim se Teuta Arifi këtyre ditëve zhvillon disa punime në qytet por sërish nuk është gjetur kohë dhe vullnet për rregullimin e varrezave dhe kupollës. Afër varrezave ortodokse filloi të dnërtohet kupolla por e njejta është lënë pa përfunduar kurse ne si VMRO-DPMNE premtojmë se këtë projekt do ta përfundojmë në fillim të vitit 2017”, tha Veljanovski.
Krahas kësaj nga VMRO-DPMNE, në Tetovë kanë akuzuar se përreth varrezave ka gjithandej edhe mbeturina dhe nuk pastrohen rregullisht. /Tv Koha/