Partia E Majta ka akuzuar sot kreun e qendrës, Andrej Zhernovskin, se ka arritur të konkurrojë me sukses projektin 2014, duke bërë një mini-projekt të ngjashëm ku vetëm për dy rrugë janë harxhuar mbi 1 milion euro.
“Para katër viteve në tre rrethe zgjedhore e kemi votuar Andrej Zhërnovskin me shpresë se do t’i vejë fund projektit kriminel “Shkupi 2014”. Por, ai jo vetëm që nuk arriti ta bëjë atë, por bëri një mini-projekt të vetin të ngjashëm me vlerë të projektit “Shkupi 2014”. Në dy rrugica ka harxhuar 1,1 milion euro. Pas meje ndodhet rruga boemike 2, në të cilën janë harxhuar 700 mijë euro, në krahasim me Koce Trajanovskin, i cili në hapësirë të ngjashme ai ka harxhuar 200 mijë euro, që do të thotë se Andrej Zhërnovski ia arriti t’ia kalojë edhe Koce Trajanovskit, dhe këtu bëhet pyetja se a ka interes personal në këtë projekt? Nga ana tjetër ngjashëm si “Shkupi 2014”, ai nuk i ka pyetur banorët e Debar Maallos se a dëshirojnë shpenzime kaq të mëdha në këto dy rrugica, por vetëm është bërë marrëveshje me pronarët e lokaleve. Kalldrëmi, i cili është sjellë këtu, është sjellë nga rruga Pitu Guli dhe njëjtë edhe atje nuk janë pyetur qytetarët a dëshirojnë t’iu merret kalldrëmi dhe t’u sjellët në vend tjetër”,- u tha nga E Majta.