Për ta stimuluar përdorimin e automobilave elektrik po mendohet për elektrifikimin e autostradave në rajon. Ky projekt më hollësisht do të konkretizohet në Samitin100 i cili do të mbahet në Shkup më 16 dhe 17 tetor të këtij muaji. Mjetet për realizimin e këtij projekti të quajtur Edison, janë siguruar nga Bashkimi Evropian. Sipas drejtorit të përgjithshëm të Alkaloid i cili është edhe kryetar i bordit udhëheqës të Samitit 100, Zhivko Mukaetov kjo është një mundësi për lidhje të vërtetë dhe shfrytëzim potencial të përbashkët të vendeve të rajonit.
“Ideja është që të elektrifikohet dhe të vendosen mbushës për automobila elektrik në të gjitha vendet rajonit, që të mundësohet infrastrukturë për shkak se definitivisht po investohet shumë në këtë sferë. Me këtë do ta zvogëlojmë ndotjen e ajrit do ta ndjekim trendin që e ndjek BE-ja që deri në vitin 2020 ku automobilat me derivate të naftës dhe të tjerat nuk do të përdoren dhe në këtë mënyrë edhe ne do të kyçemi trendit dhe idesë që e ndjek e gjithë bota”, u shpreh Zhivko Mukaetov, Drejtor i përgjithshëm i Alkaloid.
Në bazë të këtij projekti është planifikuar të vendoset elektrifikimi infrastrukturës rrugore në gjatësi prej 2.400 km që lidh të gjitha qytetet më të mëdha të rajonit.
Drejtoresha programore e samitit 100, Jelena Raduloviç theksoi se përmes samitit kanë arritur që të afrojnë qeveritë e rajonit që ata të fillojnë të mendojnë për bashkëpunim rajonal.
“Në atë panel do të bisedojmë pikërisht për ata ide. Njëra ide vetëm se ekziston nga viti i kaluar prej në Sarajevë kur në maj të vitit 2016-të kishim samitin e pestë. Bëhet fjalë për projektin Edison. Ai është një projekt për elektrifikimin e të gjithë rrugëve më të mëdha në rajon dhe lëvizjen e automobilave elektronik”, tha Jelena Raduloviç, drejtoreshë programore e samitit.
Ky është projekt rajonal i cili ka dalë nga iniciativa e Samitit 100, platforma e të cilit është krijuar në Slloveni në vitin 2015.
Samiti 100 i cili do të mbahet më 16 dhe 17 tetor të këtij muaji zyrtarisht do ta hapin kryetari i Bordit të Samit 100 Zhivko Mukaetov dhe presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, ndërsa do të mbahet edhe panel me kryeministrat e vendeve të rajonit. Është konfirmuar pjesëmarrja e kryeministrit të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Kroacisë, pritet konfirmim edhe nga Bosnja dhe Hercegovina.