Edhe pse është mbyll me një vendim, ku të dënuarit e rastit “Monstra”, janë akuzuar dhe kanë marrë dënim të përjetshëm, ekseprët e çështjeve juridike thonë se institucioni me besueshmëri më të madhe në vendin tone, Gjykata Supreme, duhet të rikthehet në rigjykim. Sipas profesorit Universitar, njëherë ekspert i drejtësisë, Osman Kadriu, thotë se mundet që Gjykata Supreme të ngel në atë vendim që ka marrë gjykata e shkallës së parë e vërtetuar nga gjykata e shkallës së dytë, ku edhe për atë Gjykata Supreme në aktgjykimin e saj duhet të sjell një arsyetim, të qëndrueshëm dhe juridikisht të drejtë, sepse bëhet fjalë për një vendim eklatant, me burgim të përjetshëm, shkruan Almakos.
“Siç është e njohur para gjykatës Supreme, kishim një mjet juridik nga mbrojtja, nga të dënuarit, që është për rastin “Monstra”, megjithëse aktakuzat nga prokuroria shtetërore, ajo çka bie në sy në seancën gjyqësore merr pjesë edhe vetë Prokuroria Shtetërore dhe në shqyrtimin e lëndës ajo për herë të parë del me disa dyshime, me risi, në bazë të së cilave i propozon gjykatës, që lënda konkrete të kthehet në rishqyrtim, e cila ka qenë dhë është përfaqësuese e aktakuzës, ku edhe ka dyshime se vallë a janë zbardhur të gjitha ato rrethana, të cilat janë relevante, ku edhe të gjurmohet a janë dorasit e vërtetë, në këtë rast. Dhe ajo çka bie në sy që Prokuroria shtetërore thirret në atë se prej shumë provave me materiale, që i ka nxjerrë gjykata në shkallën e parë dhe shkallën e dytë nuk janë ta arsyeshme, paraqitet dyshimi i theksuar te ato edhe e dyta, poashtu, thirren edhe në ekspertizën, e cila ajo dyshon dhe propozimi i saj, i fundit, është se lënda të aprovohet.
Me fjalë të tjera, mjetet juridike që janë ushtruar nga palët, domethënë nga të akuzuarit, dhe mbrojtja e tyre të jenë të arsyeshme edhe gjykata supreme të bëjë aprovimin e të dy vendimeve, në shkallën e parë dhe të dytë. Vendimin e shkallës së parë duhet ta sjell gjykata penale Shkupi 1 dhe gjykimi i shkallës së parë është gjykimi i shkallës së dytë, që ka sjell gjykata e apelit në instancën e fundit gjyqësore, e cila shpreh dyshim dhe ka peshë të veçantë. Është një rrethanë, të cilën e obligon Gjykatën Supreme, që patjetër sipas mendimit tim, t’i aprovon këto propozime edhe lëndën ta kthejnë në rishqyrtim, por nuk do të thotë se gjithmonë.
Mundet që Gjykata Supreme të ngel në atë vendim që ka marrë gjykata e shkallës së parë e vërtetuar nga gjykata e shkallës së dytë, për atë gjykata supreme në aktgjykimin e saj duhet të sjell një arsyetim, të qëndrueshëm dhe juridikisht të drejtë. Por, në rastin konkret meqë bëhet fjalë për një rast shumë të rëndë, dhe për dyshimet që i shpreh vetë Prokuroria Shtetërore është proces i drejtësisë që gjykata supreme ta aprovon propozimin e saj dhe rrugëdalja juridikisht e drejtë, dhe e drejtë është që lënda të rikthehet në rishqyrtim. Është jo me vend që janë shfaq disa vendime që Gjykata Supreme ka një afat prej 60 ditësh, që ajo të prononcohet, kjo nuk buron nga ligji.
Gjykata supreme maksimum nga dita ku ka përfunduar gjykimin, në afat prej 30 ditëve jo vetëm ta shpreh, por edhe ta shkruan vendimin ku edhe t’u dërgohet palëve në procedurë. Nëse ajo është e obliguar, nuk duhet më shumë se një javë të vonohet, ku edhe punohet për një rast eklatant, ku personat janë të dënuar përjetësisht, ku edhe kanë filluar dënimin”, tha eksperti Osman Kadriu, për Almakos.
Ai shton se për këtë rast është më se e nevojshme që urgjentisht të vendoset për këtë lëndë nga organet kompetente.
Nga ana tjetër profesori Univesritar Gordan Kallajxhiev thotë për mediat në vend se nëse Prokuroria publike në njëfarë mënyre ka dilema, duhet t’i rishqyrtojë, ku në të vërtetë është ajo që e dëshmon dhe qëndron pas aktakuzës.
“Bindja ime është se tani, posaçërisht nëse Prokuroria publike në njëfarë mënyre ka dilema, e ajo në të vërtetë është ajo që e dëshmon dhe qëndron pas aktakuzës. Kur Prokuroria publike tashmë nuk qëndron me siguri prapa aktakuzës, gjykata aq më tepër më nuk ka as bazë morale. Unë sikur të isha gjykatës, nëse prokuroria ka dyshime, nuk do të mundja askend ta dërgoj në burgim të përjetshëm, nëse ai që më ka bindur se ata janë fajtorë tashmë nuk është i sigurt. Këtu nuk kam kurrfarë dyshime se duhet të kthehet pas gjykimi”, deklaron Kallajxhiev.
Ai theksoi se “Monstra” është një ndër rastet që tregon se në të drejtën penale megjithatë ka edhe situata të tjera të rënda në atë baraspeshë të idesë që të mbrohet shoqëria, por të mbrohen edhe të dyshuarit nga ndjekja e pabazë dhe nga procedura jo e drejtë.
“Posaçërisht është e madhe vështirësia të caktohet shkalla e sigurisë tek të ashtuquajturit elemente subjektive të veprave penale, kur ne për ndonjë vepër penale kërkojmë qëllimin. Vepra terrorizëm kërkon qëllim. Kjo me të vërtetë është pyetje e trukuar dhe shumë diskutabile, si dhe prej nga do të nxjerrim ne mjaft bindje për diçka që është në kokat e kryesve dhe shumë vështirë mund të gjenden dëshmitë e vërteta. Kjo është ndër vështirësitë më të mëdha të secilit të akuzuar dhe secilit gjykatës”, tha Kallajxhiev.
Ai shton se ky rast në mënyrë të pashmangshme ka implikime politike dhe pyetja është deri ku është kufiri i mirësjelljes dhe ajo që sundimi i së drejtës e kërkon të mos ndikohet ndaj vendimeve gjyqësore.
Delvina Kërluku
Almakos.com