Sonte Bashkimi Demokratik për Integrim, dega Çair do të mbaj tubimin qendror të saj në sheshin ‘’Skenderbeu’’, por informacionet që na vijnë nga terreni dhe dhjetra ankesa që kanë arritur në adresën tonë, tregojnë se dega e kësaj partie po i bënë presion arsimtarëve të shkollave fillore dhe të mesme, mësuesve të çerdheve të fëmijëve që ti lënë angazhimet e tyre dhe të marrin pjesë në tubim e organizuar nga kjo parti e cila pritet të mbahet në ora 18.00 tek Skenderbeu. Sipas informatave që kemi marr edhe nga prindërit e fëmijëve të shkollave të Çairit, por të cilët për shkak të presioneve dëshirojnë të mbeten anonime, thonë se ‘’ këta matrapaz të klaneve të BDI-së ende po vazhdojnë të na bëjnë presione të ndryshme, ashtu siç janë mësuar të na bëjnë çdoherë gjatë cikleve zgjedhore, sot po na detyrojnë që fëmijët ti marrim më herët edhe nga shkolla, kjo klikë e Bdi-së le ta kuptoj shumë mirë se shuplakën e rradhës do e merr më 15 tetor në ditën e zgjedhjeve, ashtu siç e morri më 11 dhjetor’’, potencoi personi me iniciale A.R. i cili dëshiron të mbetet anonim për portalin tonë. Është më se e kuptuar se tani më BDI të vetmen kartë për shpëtimin e saj nga debakli që do merr me 15 tetor është presioni që po tenton ti bëjë arsimtarëve por edhe prindërve njëkohësisht, por kjo fatmirësisht do ju kthehet si bumerang i dytë, ku pritet që kjo parti më 15 tetor të pësoj goditjen e dytë duke perënduar përfundimisht si degë në Çair./Rajoni.net/
Data 01.03.2025
Aktuale
- Zbulohet, kjo është partnerja e re e Atilla Kardesh?
- Ambasadori gjerman në Kosovë zbulon shijet e tij të preferuara: Qebapa, flija dhe më shumë
- Meta kërkon falje për përmbajtjen e dhunshme në Instagram pas një dështimi të algoritmit
- MIRË SE ERDHE RAMAZAN “LLAMBA ALAUDINIT” (VIDEO)
- Fillon sfida e Vëllait të Madh, Vserlo dhe Gjesti kërcejnë balet me njëri-tjetrin
- Kosova synon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës: Çfarë do të thotë kjo për të drejtat dhe zhvillimin e saj?
- Falet namazi i teravisë së parë në vendet e Ballkanit
- Pas Zarfit të Zi, Egli ia kalon Gjestit në Instagram