Aleksandar Vuçiç dhe Vladimir Putin e shohin rastin e Katalonjës si një konfirmim të gabimit fatal që Bashkimi Europian bëri me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Dy krerët e shteteve kanë zhvilluar një bisedë telefonike mes tyre, ku kanë diskutuar edhe për të tjera çështje të rëndësishme në marrëdhënien mes Serbisë dhe Rusisë.
‘Katalonja konfirmon gabimin e Bashkimit Europian me Kosovën’. Kështu janë shprehur presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe homologu i tij rus Vladimir Putin në një bisede telefonike 25-minutëshe mes tyre.
Liderët kanë rënë dakord se pas referendumit në Katalonjë, është mirë të shihet se si njohja e pavarësisë së Kosovës nga disa shtete të BE-së dhe të botës, ishte një gabim fatal, sepse sipas tyre, kutia e Pandorës është hapur me pasoja të papajtueshme.
Telefonata zyrtare mes Kremlinit dhe Beogradit nuk kishte si të linte jashtë çështjen politike të krijuar në Katalonjë, që është kthyer në temë kryesore diskutimi në Europë.
Sipas raportimeve të mediave serbe, lideri rus Putin ka shprehur interes të veçantë në qasjen e Vuçiç ndaj krizës spanjolle, teksa kreu i shtetit serb nuk e ka adresuar më parë këtë çështje.
Gjatë bisedës telefonike, dy liderët janë ndalur në tema të rëndësishme sa i përket marrëdhënieve mes Serbisë dhe Rusisë, si emigracioni dhe marrëveshje të arritura më parë mes palëve.
/Oranews.tv/
Data 25.10.2025
Aktuale
- Arrestohet një nga të arratisurit më të kërkuar në botë – ekstradohet në SHBA
- Ndahet nga jeta analisti dhe publicisti nga Shkupi, Agim Jonuz
- Aksident i trefishtë në kryqëzimin e Gjadrit, pesë persona të lënduar
- Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS
- Vjosa Osmani: Kosova dhe sfidat e dialogut me Serbinë
- Taravari në Strugë në mbështetje të Arsim Dalipit
- Mexhiti: Çdo lagje e Çairit po merr pamje të re, Dizhoni tashmë me infrastrukturë moderne!
- Mickoski: Qytetarët në rrethin e parë votuan për Maqedoninë, në rrethin e dytë dilni edhe më masovikisht

