Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në bisedën telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka vlerësuar se Serbia nuk është në një situata të thjeshtë, raporton AA.
Ai theksoi se rrethanat ndërkombëtare janë të atilla që Serbia nuk është në pozitë të thjeshtë, por është i bindur se “populli serb, si gjithmonë përgjatë historisë, do të tregojë karakterin e tij dhe nën udhëheqjen e presidentit Aleksandar Vuçiç do të tejkalojë të gjitha problemet”, theksohet në njoftimin e Kabinetit të presidentit të Serbisë.
“Jam i sigurtë se nën udhëheqjen tuaj, Serbia dhe populli serb do të shkojë përpara”, tha Putin.
Vuçiçi dhe Putini janë dakorduar për të caktuar një takim me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit të dy shteteve.