Indikacionet se ekziston një sistem paralel i AKMIS-it, për shpërndarjen e rasteve gjyqësore, ekzistojnë që moti, dhe nuk janë paraqitur vetëm pas kontrollit në gjykatën penale dy ditë më parë, thekson zëvendësministri i Drejtësisë Oliver Ristovski. Sipas tij për gjetjet, Komisioni i Drejtësisë do të përgatisë një raport nëse ka pasur keqpërdorime të sistemit.
Nuk vendosëm ndonjë kornizë të veçantë kohore, mendoj se nuk ka nevojë për më shumë se disa ditë. Menjëherë pas asaj do të përgatitet raporti dhe do të bëhet publik – deklaroi Oliver Ristovski, Zëvendësministri i Drejtësisë.
Por, kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski në emisionin “360 Gradë”, mohon të ketë ndonjë njohuri për rrjedhjen e informacioneve nga gjykata penale apo gjykatat e tjera dhe nëse janë nxjerrë të dhënat e procedurave parahetimore që janë sekrete. Ai thotë se te ai ka arritur një letër nga Ushtruesi i detyrës, Kryetar i Gjykatës Penale, Stojançe Ribarev ku në mënyrë kronologjike e informon në lidhje me problemet e gjykatës pasi ai e mori detyrën. Por, në pyetjen nëse më parë deri te Karaxhovski ka arritur letër, për keqpërdorime të mundshme të AKMIS-it, Kraxhoski mohon.
Unë mendoj se nuk ka një gjë të tillë, tani mund të them se letër e tillë nuk është drejtuar direkt te unë. Pra, nëse ka do të kërkoj falje gjithsesi, në qoftë se ka një të tillë do tju tregoj – tha Zoran Karaxhoski, Kryetar i Këshillit gjyqësor.
Karaxhovski thotë se grupet e Këshillit të punës në vitin 2015, kanë vizituar disa gjykata dhe me zgjedhje të rastësishme kanë kontrolluar si është bërë ndarja e lëndëve. Ka pasur edhe lëndë që janë caktuar jashtë sistemit AKMIS, por pohon se ka pasur një shpjegim pse është bërë me dorë.
Dy ditë më parë Komisioni i Ministrisë së Drejtësisë hyri në hapësirat e Gjykatës themelore Shkupi 1.
PSP-ja përveç në gjykatë, ka kryer kërkime edhe në shtëpinë e Vlladimir Pançevskit ku e ka sekuestruar edhe kompjuterin zyrtar. Në procedurë para-hetimore janë edhe dy punonjës IT në gjykatë, të cilët Prokuroria Speciale i dyshon për zbulimin e sekreteve zyrtare.
https://youtu.be/UF61g4-7WDc