LSDM ende nuk ka menduar dhe nuk ka bërë analizë për atë nëse do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare në pranverë, nëse, pas zgjedhjeve lokale e fiton pushtetin lokal në shumicën e komunave në vend, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev i cili sot në Shtip së bashku me kandidatin për kryetar të komunës së Shtipit nga LSDM, Bllagoj Boçvarski morën pjesë në debat të hapur me qytetarë. “Zgjedhjet lokale janë mjaft të rëndësishme, me të vërtetë komunat me kompetencat e veta prekin në jetën e përditshme, në qytetarët në shumë aspekte, nën komunat janë shkollat, kopshtet e fëmijëve, ndërmarrjet komunale dhe shumë kompetenca të tjera. Për ne është shumë me rëndësi ndryshimet të rrumbullakësohen këtu. Shtipi është i gatshëm për ndryshime, për arsye se me të vërtetë ajo që ndodhi këtu në periudhën e kaluar nuk është diçka që mund të themi se mund të ishte e kënaqshme”, thotë Zaev. Ai theksoi se pas mbajtjes së zgjehdjeve lokale do t’i sjellin vendimet, por siç tha, Maqedonia duhet të hapërojë përpara, të merret me problemet, të cilat ekzistojnë në vend, për shkak të perspektivës së gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme. Kryetari i LSDM-së, Zaev theksoi se pas Prilepit dhe Shkupit, Shtipi është qyteti i parë në Maqqedoninë lindore, ku organizohet forum në të cilin qytetarët do të debatojnë me kryetarët e komunave. Ai vërejti se disa projekte në të cilat është përkushtuar pushteti qendror janë shumë të rëndësishme për Shtipin, mes të cilave edhe rroga minimale, e cila e hapi spiralen e ngritjes së rrogave. Kandidati i LSDM-së për kryetar të komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski theksoi se nuk ka ndër mend vetë të sjellë vendime të rëndësishme për qytetarët, por atë do ta bëjë së bashku me qytetarët në debate të hapura. Ai vërejti se si pushtet lokal do të kërkojnë edhe mbështetje nga ana e pushtetit lokal për realizimin e projekteve kapitale për komunën e Shtipit.
Data 12.08.2025
Aktuale
- Mbështetje për familjet në rrezik social, subvencione për pajisje klima dhe fatura të rrymës
- “Kompetencat”, Aliu: Stomatologot për licenca do të aplikojnë në Ministrinë e Shëndetësisë
- LIVE/ Pas zaptimit dhe plaçkitjes të News24, hiqet me vinç logo e televizionit jashtë ambienteve të godinës
- Vrasja e Enver Bajraktarit dyshohet se ndodhi për çështje pronësore!
- Plaçkitja dhe bastisja e News24/ Avokati: Veprim antiligjor! Prokuroria e Tiranës të nisë hetimet! Disa funksionarë të shtetit kanë shpërdoruar detyrën
- Vrasja në Tetovë, MPB jep detaje të reja
- Vrasja e papritur e 41-vjeçarit, reagon familjarja e tij: Buzëqeshje që do na mungojë përjetë!
- BIRN: Si ‘përfitimet strategjike’ nga qeveria po rrezikojnë lirinë e medias në Shqipëri