Shtetet e mëdha si Anglia dhe Spanja kanë përdorur tërë arsenalin intelektual, politik dhe shtetëror, që në vendet si Irlanda e Veriut dhe Katalonja të ndikojnë në njëmendësinë e popullatave vendase, se e ardhmja e tyre është në kuadër të këtyre shteteve, duke krijuar ndër shekuj një polarizim të dukshëm politik e shoqëror në popullatën vendase të të dyja vendeve të lartpërmendura, sa tani ato ndodhen në një pat-situatë: gjysma e popullsisë mëton mëvetësimin, gjysma parapëlqen jetesën në kufijtë politikë të Anglisë, respektivisht Spanjës, edhe pse si Irlanda e Veriut ashtu edhe Katalonja gëzojnë autonomi të plotë në hierarkinë shoqërore dhe institucionale. Kjo lloj politike, siç duket, së fundmi imponohet edhe në Maqedoni, synimi i së cilës është që ne shqiptarët, pas shumë përpjekjeve për arritjen e të drejtave tona, të ngjizemi në një format politik, i cili në të ardhmen do të mund ta sheshojë edhe korpusin tonë kombëtar. Dhe unë, publikisht, i them jo kësaj, sepse fillimisht duhet të arrihet barabartësia, pastaj mund të bashkëpunojmë në të gjitha sferat me maqedonasit, turqit, bullgarët dhe gjithë të tjerët. #VotoShqipVotoMeMend /Gjyla Çeliku
Data 12.08.2025
Aktuale
- “Sulmi ndaj News24 pa bazë të qartë ligjore”- Reagimi i Shpejtë për Lirinë e Medias: Të sqarohet urgjent pse u bllokua puna e Focus Media Group
- “Po grabitësit e pronës në median News24, kush mund t’i ndalë?- Nënkryetari i Parlamentit thirrje SPAK: Altin Dumani duhet ta konsiderojë detyrë patriotike hetimin e kësaj ngjarjeje, ndalimin me akte e hapa ligjorë!
- 24 vjet nga masakra e Lubotenit
- VMRO-DPMNE: Nuk ka më individë të paprekshëm dhe të mbrojtur nën mburojën politike
- Sot zhvillohet provimi i maturës shtetërore për afatin e gushtit, janë paraqitur 1.118 nxënës
- ASh, Taravari: VLEN dhe Mickoski po shantazhojnë të rinjtë shqiptarë me punësime të përkohshme për përfitime politike
- VLEN: Bujar Osmani në OSBE, me Serbinë kundër Kosovës
- UNIBanka AD Shkup do të kryejë emetimin e katërt të obligacioneve të përhershme. Investitorët marrin një opsion të mirë për investime!