Thënia se Ballkani është “Fuçi Baruti” kohëve të fundit ka marrë përsëri konjukturë. Perëndimi, i cili ka përjetuar mjaft pak nga rajoni që nga shpërthimi i luftës në Jugosllavi në vitet 90-të, ka filluar të ndërmjetësojë sërish te “zona më konfliktuale” e kontinentit evropian. Banorët e shteteve pasardhëse të Jugosllavisë janë të pakënaqur me shtetet e tyre, ku kryesisht problemet lidhen me gjendjen ekonomike, sigurimin shëndetësor dhe arsimimit, shkruan fillimisht gazetari i medias së njohur zvicerane “NZZ”, Andreas Ernst.
Kudo vërehet një ndjenjë distance dhe tëhuajsimi kundrejt klasës politike. Frustrimi ka çuar deri te rastet e shumta të kthimit apatik te privatja, te të rinjtë e mirë arsimuar ku shpesh përfundojnë me emigrim dhe vetëm rrallë ndodh dhe shpesh për një kohë të shkurtër, që ata të mobilizohen politikisht. Sipas Ernst, Lëvizja Plenum në Bosnjë dështoi pas një dalje të shkurtër publike në 2014, protesta qytetare serbe “Ne davimo Beograd” është thuajse më e zhdukur për publikun si dhe protesta qytetare kundër regjimit në Maqedoni u thye derisa në fillim 2017 erdhi goditja nga SHBA. E vetmja që ia ka dalë nga këto lëvizje të rinjve të arsimuarish mirë është lëvizja nacionaliste e majtë Vetëvendosja në Kosovë, spektri politik i së cilës ka gjasa reale për marrjen e pushtetit.
Ngjashmëria dhe ndarja në tre kategori e shteteve postjugosllave
Ngjashmëritë mes shteteve është shoqëria konservatore, rol i rëndësishëm i familjes, hapësirë e gjerë e ushtrimit të religjionit në publik ose edhe sistemi politik klientelist. Por këto nuk janë të shpërndara njëlloj në rajon dhe ata gjenden edhe në shtete si Itali, Poloni ose Hungari.
Nëse do i ndanim në kategori shtetet post-jugosllave sipas sistemit politik dhe konstruksionit të tyre të brendshëm atëherë do kishim tre të tilla: E para, shtetet stabile demokrate Serbia dhe Mali i Zi, e dyta shtetet e “papërfunduara” dhe me deficitet legjitimiteti Bosnja, Kosova dhe Maqedonia si dhe, e treta, Kroacia dhe Sllovenia, të shtrira në periferinë e BE dhe që me fqinjët jugorë i lidh tradita dhe konflikti.
Përndryshe Bosnja, Kosova dhe Maqedonia janë në atë kategori për shkak se Kushtetuta e tyre është definuar fuqishëm nga jashtë: Bosnja me Marrëveshjen e Daytonit 1995, Maqedonia me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit 2001 dhe Kosova me Planin Ahtisaari të 2007.
Shqiptarët nuk janë integruar në Maqedoni
Raporti mes maqedonasve dhe shqiptarëve në Maqedoni është emocionuese. Shumë shqiptarë e vlerësojnë legjitimitetin e Maqedonisë në bazë sesa ajo është e gatshme ti integrojë në BE. Me atë që mund të quhet “Albanosferë” kufijtë e Maqedonisë me Kosovën dhe Shqipërinë janë relativizuar dhe kjo “Besnikëri e Shikimit” ka ngjallë keqkuptime te shumica maqedonase. Sipas Ernst që e ka shkruar tekstin për “bpb.de”, vetëdija kombëtare shqiptare në Maqedoni është rritur ndjeshëm që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës 2008. Pasiguria maqedonase ka një arsye: identiteti i tyre i kontestuar nga nacionalistët bullgarë e serbë dhe kontestimi i emrit Kushtetues nga Greqia.
Pas Marrëveshjes së Ohrit është rritur ndjeshëm punësimi i shqiptarëve në administratë, por jo edhe integrimi. Përkundrazi, janë krijuar dy sfera politike – një maqedonase dhe një shqiptare – ku edhe shoqëria civile është gjithashtu e ndarë etnikisht.
Kosova është shpallur e pavarur përmes ndihmës amerikane. E banuar me 90 përqind shqiptarë dhe 5 përqind serbë, këta të fundit kanë dhjetë ulësë të garantuara në parlament dhe përkundër që janë të lidhur ngushtë me Beogradin dhe nuk njohin pavarësinë e Kosovës, ata angazhon pragmatisht në jetën politike. Krijimi i asociacionit të komunave serbe njihet nga kritikët si “Kali i Trojës” shpesh edhe si “Shtet brenda Shtetit”. Anasjelltas, veriu i banuar me serbë është vetëm në gjysmë rrugë të integrimit institucional në Kosovë.
Rreziku i destabilizimit falë interesave të Fuqive të mëdha
Përkundër gjithë kësaj ka një rrezik destabilizimi të rajonit ballkanik dhe kjo më shumë se vetë rajoni vjen nga Fuqitë e Mëdha. Dhe këtu janë gjithmonë aktorët e vjetër/rinj për të luajtur great game rreth Ballkanit.
Rusia pa sukses kërkoi mos integrimin e Malit të Zi në NATO, në rajonet serbishtfolëse dhe gjithashtu në deep state të shërbimit sekret serb Kremlini ka simpati të madhe. Qeveria turke e eksporton konfliktin mes Erdoganit dhe Gylenit drejt Bosnjës, Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë; duke u kërkuar këtyre shteteve mbylljen e menjëhershme të shkollave të Gylenit. Por simpatizantë dhe pjesëtarë të rrjeteve religjioze janë pjesë të elitave lokale.
Deri tani problemet legjitime të Bosnjës, Maqedonisë dhe Kosovës janë kompensuar me idenë e perspektivës europiane dhe kështu ruhej mirëqenia dhe sigurimi. Thyhen këta shpresa, atëherë në rajon do vijnë projekte tjera alternative dhe përsëri atraktive: “Shqipëria e madhe” ose “Serbia e madhe”.
- Por pavarësisht se ka rënë ndikimi i BE, gjithmonë ka një kartë në dorë. Kriza e saj është një shansë për Ballkanin perëndimor. Kjo mund të ndodhë me unionin e klasës së dytë, për të treguar se BE e ka në vëzhgim akoma rajonin. Shtetet post-jugosllave do mbeten të lidhura në të ardhmen – përmes konfliktit ose bashkëpunimit./F.Dika/Bota sot