Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot vizitoi përfaqësuesit e bashkësisë lokale te fshatit Reçicë e Madhe, duke kërkuar votën e tyre për kryetar te komunës se Tetovës.
Ndërkaq, kandidati i kësaj partie për Komunën e Vrapçishtit, Rexhep Rexhepi mbajti takim me banoret e fshatit Toplicë dhe Negotine.
Ai tha se do te stimuloj zhvillimin ekonomik lokal, për ti favorizuar bizneset e vogla dhe të mesme me qëllim që, sipas tij, të bëhet punësimi i të rinjëve nga këto fshatra.
“Përparësi do t’i japim bujqësisë dhe blegtorisë, duke hapur qendra për informim të banorëve se si të kenë më shumë qasje në IPA fondet. Kemi kushte dhe hapësira malore për të zhvilluar turizmin rural. Do tju ofrojmë edhe shërbime të shpejta komunale. Prioritet në Komunën tonë do të jetë edhe pastertia publike dhe ruajtja e ambientit jetësorë”, tha Rexhep Rexhepi, Kandidat i Besës për Vraçishtin.