Lëvizja BESA, e ka intensifikuar fushatën zgjedhore duke qëndruar në çdo vendbanim dhe lokalitet të banuar me shqiptarë. Uragani i Besës, mbrëmë tubim qendror ka mbajtur në Tearcë ku edhe kanë vulosur fitoren kanë bërë të ditur drejtuesit e partisë.
Kandidat për kryetar Amir Elezi, tha se së bashku me bartësin e listës të këshilltarëve, z.Amet Imerin dhamë Besën se do të jemi zëri i fuqishëm kundër korrupsionit, kundër uzurpimit të pronave publike dhe se do të punojmë me përkushtimin më të madh që të risim, hapësirat e gjelbërta, ndërtimin e kopshteve për fëmijë e shumë gjëra të tjera , të rëndësishme për banorët e Tearcës. Në anën tjetër bartësi i listës së këshilltarëve Amet Imeri, Pas 15 tetorit Këshilli i Komunës së Tearcës të gjitha vendimet do ti merr në bashkëpunim me Ju, duke i radhitur në mënyrë ë transparente dhe sipas nevojë ës së çdo vendbanimi.
Buxheti i komunës nuk do të kalojë në këshill pa mos dhënë llogari kryetari i komunës, administrata dhe shërbimet financiare. Përpilimi i buxhetit dhe prioritetet do të realizohen në mënyrë ë të hapur me gjithë Ju konform kompetencave që i ka këshilli. Ne nuk mund të lejojmë miratim të buxhetit vetëm me ngritjen e gishtave siç ka ndodhur më parë, por miratim me një debat të mbështetur në fakte dhe argument theksoi bartësi i listës Amet Imeri.
Një vend të posaçëm në programin tonë të këshillit do të jenë edhe projektet nga kultura dhe sporti, dy shtylla që fare nuk janë prekur nga garnituara në ikje. E vetmja meritë e kësaj garniture është se ka mundësuar shuarjen e shumë klubeve të futbollit, dhe organizatave kulturore tha Imeri. Kaloi koha kur kryetarët dhe këshillat komunale kanë punuar për një rreth të ngushtë të njerëzve. Ju ftojë që m ë 15 tetor sa më masivisht të dilni të votoni listën e këshilltarëve të lëvizjes BESA.
Listën e ardhmërisë së kësaj komune, listën e transparencë ës, llogaridhënies, listën e zërit të qytetarit të komunës dhe gjithë së bashku komunën e Tearcës ta bëjmë një komunë ku nuk do të flitet për mungesë uji, për mungesë të trotuareve, për mungesë të bankave shkollore, për mungesë të fushës së sportit apo vendeve për rekreim, por do të flitet për një komunë të pastër, për një komunë me rrugë të ndriçuara, me trotuare në të gjitha lagjet dhe me një perspektivë të ndritshme than ë tubimin në Tearcë, bartësi i listës Amet Imeri.
Data 12.08.2025
Aktuale
- Ali Ahmeti kujton ngjarjet e Lubotenit: Kjo masakër është dëshmi e gjallë e çmimit që shqiptarët kanë paguar për liri, barazi dhe dinjitet
- Bordi Drejtues i “Focus Media Group” thirrje partnerëve ndërkombëtarë: Veproni tani për të mbrojtur median e pavarur në Shqipëri! Demokracia vdes në heshtje, ne nuk do të heshtim
- Kondarko: Vendit i nevojitet një Kod i ri Zgjedhor
- Vala afrikane “pushton” Maqedoninë: Temperaturat deri në 40°C
- Kriza demografike mbyll mbi 350 shkolla në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
- Temperaturat e larta, masat mbrojtëse për punëtorët të rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë
- Analiza/ Erl Murati: Kompjuterat mbi kamionë dhe një analogji europiane
- “Vëllai u vra, djali im mban emrin e tij”, rrëfimi i ish-futbollistit të Milanit, Kaladze: Në Itali më dhanë forcë, familja ime do shkatërrohej nëse…