Komunat e gjithë Maqedonisë, kanë arritur shuma të mëdha të borxheve, të cilat numërohen deri në disa miljonë denarë. Ku detyrimet e papaguara deri më 31 Maj, të vitit 2017, në 81 komunat ka arritur 4,691,905,619 denarë. Sipas të dhënave e para komunë me shumë të madhe të borxheve është Karposhi, Çairi, Tetova, Struga, Kumanova, pastaj, Gjevgjelia, Vrapçishti, Velesi e me radhë. Araçina, kap shumën prej 24,649,020denarë;Berova 28,291,011den; Manastiri 17,343,339; Bogdanci 49,935,462den; Bogovinë 85,100,917den; Bosilovo 10,596,317den; Bervenica 66,426,018den; Vallandovë 0 den ; Vasilevë 38,392,045; Veles 100,570,363den; Vevçan 5,695,814den; Vinica 39,714,502den; Vrapçishtë 112,677,093den; Gjevgjelia 112,498,193den; Gostivar 84,490,499den; Gradsko 30,395,468; Dibër 74,463,000den; Debarcë 0 den; Delçevë 52,647,208den; Demir Hisar 1,554,496den; Demir Kapija 37,659,772; Dojran 435,972den; Dollneni 16,024,106den, Zhelinë 34,497,091; Zelenikovë 8,265,992den; Zërnovc 8,048,822den; Ilinden 23,328,217; Jegunovce 990,960; Karbinici 52,897,605den; Kavadarc 34,553,843den; Kërçovë 79,715,465den; Koçan 30,841,359 den; Konçe 1,881,611den; Kratovë 823,796den; Kriva Pallankë 7,619,067; Kirvagashtani 36,177,453den; Krushevë 14,716,568den; Kumanovë 128,356,487den; Llipkovë 4,698,972den; Llozovë 306,133den; Makedonska Kamenica 35,545,933den; Makedonski Brod 19,556,402den;Mavrovë dhe Rostushë 5,680,796den; Mogillë 20,488,822den; Negotinë 42,033,517den; Novaci 17,173,851den; Novo Sello 8,724,300; Ohër 719,252,327den; Pehçevë 51,001,686den; Petrovcë 13,208,774den; Pllasnicë 23,212,466; Prilep 38,684,098den; Probishtip 6,582,712den; Radovish 354,386den; Rankovce 9,887,278den; Resen 94,380,301den; Rosman 1,073,870den; Sopishtë 88,926,044den; Nagoriçan 19,890,720 den; Strugë 220,225,113den; Strumicë 89,902,957den; Studeniçan 49,351,815den; Sveti Nikole 11,270,404den; Tearcë 22,027,886den; Tetovë 498,879,907den; Qendra Zhupë 1,106,412den; Çashkë 10,182,015den; Çeshinovë 7,229,678den; Çuçer Sandevë 200,000den; Shtip 1,796,796 den; Aerodrom 4,440,265den; Butel 636,599den; Gazi Babë 115,537,790den; Gjorgje Petrov 0den; Karposh 475,779,046den; Kisela Voda 104,823,693den;Saraj 72,796,511den; Qendër 102,542,420den; Çair 143,157,775den; Shuto Orizare 1,503,982den; dhe Qyteti Shkupit 85,576,216den;
Këto ditë në media janë ballafaquar kandidati për komunën Çair, nga Lëvizaj Besa, dhe ai nga rradhët e BDI-së, ku Ibrahimi i ka deklaruar kundërshtarit, që do t’i sigurojë të dhënat për borxhin e komunës Çair, ku edhe është udhëhequr kjo komunë vite me radhë, nga BDI.
“Në fakt, në raportin që është bërë në maj të këtij viti del se Komuna e Çairit i ka borxh 143 milionë denarë ose pak më shumë se 2.3 milionë euro. Ndërsa, do ta lusja kandidatin e koalicionit LSDM-BDI që mos t’u besojë shumë autoriteteve të Komunës së Çairit, që i kanë thënë se Komuna nuk ka borxh, sepse ata nuk e kanë dert se e koritin kështu përpara opinionit”, ka thënë Zeqirja Ibrahimi nga Lëvizja Besa.
Delvina Kërluku
Almakos.com