Maqedonia si shtet i pavarur dhe demokratik duhet që tu siguroj të gjithë kandidaëve hapsirë punuese dhe nuk duhet që të lejojë që në zgjedhjet lokale apo çfardo qofshin që ndonjërit prej kandidatëve t’i rrezikohet jeta. Nëse Maqedonia ka pretendime për inkuadrimin e sajë në BE dhe NATO duhet që të sigurojë zgjedhje fer dhe demokratike dhe të mos lejoj që populli të jetë i kufizuar dhe i cënuar, kështu vlersojnë ekspertët për çështje politike.
Sipas profesorit të së Drejtës Kushtetuese, Osman Kadriu, në fushat zgjedhore asesi nuk guxon të përdoren, mjete veprime qoftë edhe sjellje të cilat janë në kundërshtim me rregullativat e vendit. Ai thotë se nëse duam që të kemi zgjedhje kredibile fer dhe demokratike me doemos duhet që të lihen anash veprimet e tilla.
“Për veprime të tilla, organet e shtetit duhet të kenë parasysh konpetencën e tyre dhe të ndërmarin aktet dhe veprimet konpetente, që të sigurohet demokracia e plotë në vend, të sigurohet demokracia në proceset zgjedhore dhe të mos ket asnjë lloj cënimi, kërcënimi, shantazhimi të elektoratit ose personave të cilat janë bartës të funksioneve, ose kandidatët në fjalë” deklaroi Kadriu për Almakos.
Ish kryetari i shoqatës së të burgosurve dhe përndjekurve politik, Shpëtim Pollozhani thotë se kërcënimi kundër kandidatit për prefekt të Sarait duhet të mirret serozisht, pasi autorin mundet ta gjejë shum lehtë sektori i specializuar pranë MPB.
“Shpresoj që në këto zgjedhje të mos ketë dhunë dhe vjedhje të votave, pasi tani më ka filluar të veproje tregu i votave. Shpresoj që një ashpërsim dhe konsekuencë në zbatimin e ligjit kundër kaçakllëkut të votave të japë rezultatin e vetë” deklaroi Pollozhani për Almakos.
Ai shton se dhunuesit e votave, për të cilët tani më MPB ka një evidencë të saktë janë qyqarë dhe të mjerë. Ai shton se në rast se përvelohet dhunuesi i parë, të tjerët do të nusërojnë gjatë zgjedhjeve.
“Praktika e ka vërtetuar se kriminelët më të mëdhej të procesit zgjedhor, janë individë me dosje kriminale, të cilet kontrollohen nga shërbimet sekrete, natyrisht duke u shpërblyer me kundër sherbime”,theksoi Pollozahni.
Ai për fund uron që kjo Qeveri ta lejojë popullin të votojë i qetë dhe ta largoj zgjeben nga kurrizi i vetë.
Mbrëm kandidati i Lëvizjes Besa për kryekomunar të Sarajit, Bashkim Bakiu është kërcënuar me jetë.
Në mbrojtje të Bakiut dolën njerëz nga sfera të ndryshme duke përfshir këtu edhe ata të politikës
“Krimi në Maqedoni po i jep “selamet” e fundit! BASHKIMI kundër krimit është VULA!”, ka shkruar në rrjetin social facebook, politologu, Xhenis Sulimani.
“Edhe ne qytetarët kemi jetuar në “burg” këto 25 vite të pamvarësisë nga njerëz si “ju” që keni dhunuar fjalën e lirë dhe kritike. Por nuk është larg koha kur qytetarët do t’ju fusin në kapitullin e haresës për mos u shfaqur kurrë më në realitetin e ri. #me Bashkimin!!!”, ka shkruar analisti, Visar Ademi në rrjetin social facebook.
Në mbrojtje të Bakiut ka dalur edhe deputeti I Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Muhamed Zqeiri i cili në rrjetin social facebook ka shkruar
“Pavarsishtë nga kush vijn kërcnimet i nderuari Bashkim, ato do të bëjnë me të fortë dhe të sigurtë në rrugëtimin tuaj. Ata që kërcnojn tregojnë dobësin dhe ligësinë e tyre. Ata janë qyqar dhe frigacak.
Bashkimi parasegjithash është njeri është prind vëlla dhe bashkeqytetar i yni. Pavarsisht bindjeve tona politike duhet ta kemi parasyshë se jeta vazhdon edhe pas fushatës zgjedhore dhe pas zgjedhjeve të 15 tetorit”.