Para se të pësojnë infarkt kandidtatët e BDI-së, të cilët gjithë shpresat e veta për fitore i kanë varë jo te Ali Ahmeti, por te Zoran Zaevi, do të sqarojmë se këto janë deklarata të dhëna në vitin 2016. Mirëpo dikush i nënçmon shqiptarët, nëse mendon se këto deklarata janë shlyer nga memorja jonë. “Nuk ka dallim mes LSDM-së dhe VMRO-së në raport me shqiptarët. Gruevski kërkon 63 deputetë, Zoran Zaev kërkon votat e shqiptarëve. As njëri, as tjetri të mos e shohin këtë ëndërr”, pat deklaruar Ali Ahmeti në vitin 2016.
“Publikisht e them se janë të korruptuar edhe BDI edhe ata nuk mund t’i ikin kësaj. Bashkë me VMRO-PDMNE-në kanë ndarë para”, pat deklaruar Zaev.
Këto deklarata i ka sjellë sërish analisti Arsim Zekolli në kolumnën e tij të fundit, në të cilën thekson se është duke dështuar optimizmi që po mundohen ta përhapin LSDM dhe BDi te votuesit shqiptarë.