Shtatëdhjetë e dy vjeçarja V.T.M. nga Amsterdami, Holandë, është gjetur e vdekur në një hotel në Ohër. Siç është theksuar në buletinin e policisë, dje në ora 10:05 në Ohër, është paraqitur se në rr. “Pitu Guli” në një dhomë hoteli është gjetur e vdekur V.T.M. (72) nga Amsterdami, Holandë.
Një ekip i Ndihmës së shpejtë mjekësore ka konstatuar vdekje pa gjurmë e dhunës, ndërsa me urdhër e prokurorit publik, trupi është dorëzuar në Mjekësinë ligjore- Manastir për autopsi. Ekspertizë ka kryer një ekip ekspert nga SPB-Ohër.