Katër persona të maskuar kanë sulmuar dhe plaçkitur një banor 26-vjeçar të fshatit Haraçinë, pardje në mbrëmje, në parkun e Gazi Babës. B.N. (26) dje pasdite në Stacionin policor Gazi Babë ka paraqitur se pardje rreth orës 21, derisa ka lëvizur në parkun e Gazi Babës, është plaçkitur nga katër persona të panjohur të maskuar. Sulmuesit e kanë ndalur dhe njëri prej tyre e ka goditur me mjet të hekurt në pjesën e kokës, ndërsa tjetri e ka kapur për rripi dhe e ka tërhequr në tokë, pas çka është alivanosur. Kur iu është kthyer vetëdija, ka vërejtur se në xhepin e xhinseve nuk e ka portofolin në të cilin ka pasur 600 euro dhe 3.000 denarë, informon Ministria e Punëve të Brendshme në Buletinin e rregullt ditor. Po ndërmerren masa për gjetjen e personave./koha
Data 30.04.2025
Aktuale
- Heshtja mori fund, vjen reagimi i Vesa Lumës pas spekulimeve për ndarjen nga Big Basta
- Në pritje të djalit, Dafina zbulon pak nga dhoma e bebit
- Nico Williams i trondit ekipet angleze: Kaq ka kërkuar pagë nga Arsenali dhe Chelsea
- Pas largimit nga Ferma VIP, Gani Gërmia humb familjarin e ngushtë
- Transformimi i Kiarës pa filtra: Ajo që na shokoi të gjithëve
- “Të bëhet shembull” – Suel Çela premtoi hakmarrje ndaj Marsel Shegës për tradhtinë në trafikun e kokainës: Mashtruesit duhet të ekzekutohen
- Digjet shtëpia e drejtorit të Drejtorisë së burgjeve, Aleksandar Pandov (VIDEO)
- Kosova përballë sfidave: Mungesa e liderëve në konstituimin e Kuvendit