Kandidati i Lëvizjes BESA për kryetar Komune në Bogovinë, Minur Asani, së bashku me këshilltarët komunal, kanë realizuar tubimin qendror në Bogovinë. Asani ndër të tjera në takime me qytetarët tha se bashkë me qytetarët e Bogovinës, më 15 tetor do t’i thuhet stop të keqes, krimit, pengmarrjes dhe politizimit të institucioneve.
“Sonte në mesin tonë ndodhen ata to rinj e të reja, të cilët nuk u bënë shërbëtor të këtij pushteti që të marrin notë, ata kaluan studimet në mënyrë të ndershëm, ata nuk u bënë peng dhe vasalë të këtyre njerëzve që i mbushën të rinjtë tanë me diploma pa shpërndarë diturinë… Sonte, publikisht i themi stop të keqes, stop krimit, stop pengmarrjes së institucioneve, stop politizimit të institucioneve, por me fitoren e BESËS do të kemi një komunë të hapur për të gjithë, e cila për çdo ditë do tu shërbejë qytetarëve, ku qytetarët do të ndjehen të lirë. Me BESËN komuna do të jetë në shërbim të banorëve tanë, e jo e kundërta siç ka ndodhur deri më tani”